Greva kombëtare/ Të hënën paralizohet transporti ajror dhe publik në Belgjikë
Belgjika pritet të përfshihet nga një paralizim i transportit ajror dhe atij publik më 23 nëntor, për shkak të një greve kombëtare të thirrur nga tri sindikatat më të mëdha të vendit. Në protestë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror, duke rrezikuar anulimin e shumicës së fluturimeve në aeroportet belge. Kompania Skeyes ka njoftuar se nuk mund të garantojë funksionimin normal të shërbimit nga ora 07:00 deri në 21:00. Për këtë arsye, aeroporti i Brukselit ka paralajmëruar anulimin e pjesës më të madhe të fluturimeve, si në nisje, ashtu edhe në mbërritje. Edhe aeroporti i Charleroi-t ka njoftuar ndërprerje të operacioneve, ndërsa përjashtim do të bëjnë vetëm fluturimet e emergjencës dhe ato të domosdoshme për sigurinë. Vetëm në Bruksel, për këtë datë ishin...
Burimi:
syri.net