Një dush i ngrohtë para gjumit ju ndihmon të flini më shpejt

Një dush i ngrohtë para gjumit ju ndihmon të flini më shpejt

Një dush ose banjë e ngrohtë para gjumit mund t'ju ndihmojë të flini më shpejt dhe të përmirësoni cilësinë e gjumit. Sipas një analize të studiuesve nga Universiteti i Teksasit në Austin, mjaftojnë vetëm 10 minuta në ujë të ngrohtë për të pasur rezultate pozitive. Studimi, i publikuar në revistën shkencore Sleep Medicine Reviews në vitin 2019, analizoi të dhënat e 17 studimeve mbi lidhjen mes temperaturës së ujit dhe gjumit. Rezultatet treguan se një banjë ose dush me temperaturë nga 40 deri në 42.5 gradë Celsius, i bërë një deri në dy orë para gjumit, mund të shkurtojë kohën që i nevojitet trupit për të fjetur. Koha më e përshtatshme është rreth 90 minuta para se të shkoni në shtrat. Sipas studiuesve, kjo mund...