Kapen 400 gr kokainë në Gramsh/ Në pranga 2 persona që ishin në ‘arrest shtëpie’, në hetim policia lokale
Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion antidrogë në Gramsh, duke ushtruar kontrolle në dy banesa dhe duke sekuestruar rreth 400 gramë kokainë. Në qendër të hetimeve janë dy shtetas me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dyshohet se vazhdonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, hetuesit kanë zbuluar dhe sekuestruar sasinë e kokainës, ndërsa operacioni vijon për të dokumentuar veprimtarinë e dyshuar kriminale. Por hetimi nuk është kufizuar vetëm te dy personat që ndodheshin në arrest shtëpie. Prokuroria dhe AMP kanë përfshirë në hetim edhe oficerë të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre. Sipas dyshimeve, ata nuk...
Burimi:
syri.net