Nga Hotolishti në Majën e Shebenikut, mes pyjeve madhështorë dhe liqeneve akullnajore
Shumëkush që udhëton nga Tirana drejt Pogradecit e Korçës nuk mund të mos jetë mahnitur herë pas here nga peizazhet që ofron pjesa e Librazhdit, me luginën e Shkumbinit, majat e larta të maleve dhe pyjet që dallohen në shpatet e tyre. Pothuajse të gjithë udhëtarët kanë ndaluar për pak pushim në Hotolisht, por shumë pak veç banorëve të zonës dhe atyre që kanë lidhur miqësi në fshat, kanë hyrë më në thellësi. Hotolishti është fshati më i madh i malësive të Librazhdit dhe ofron një kombinim mes natyrës malore, pasurive ujore dhe historisë lokale. Përmes zonës kalon lumi Shkumbin, i cili ndan në mënyrë simbolike dy relieve dhe peizazhe të ndryshme natyrore. Nga njëra anë është parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe afërsia me parkun bën...
Burimi:
kultplus.com