“Tano Fest” ul siparin, komedia “Gomerët e Trojeve” fiton çmimin e parë
U mbyll mbrëmjen e së shtunës “TANO FEST”, i cili e ktheu Shkodrën në kryeqytetin e humorit shqiptar për një javë rresht. “Një mbrëmje yjesh në Teatrin “Migjeni”, mes emrave më të mëdhenj të humorit shqiptar. “Tano Fest” mbylli tetë net me të qeshura e duartrokitje, me një publik shkodran që di ta vlerësojë të bukurën”, e vlerësoi kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci. Ai u shpreh krenar për Shkodrën dhe për trupën e Teatrit “Migjeni”, që me “Gomerët e Trojeve” fitoi çmimin për shfaqjen më të mirë. “Urime artistëve dhe organizatorëve! Faleminderit publikut që i dha jetë çdo nate dhe i nderoi yjet e skenës mbarëshqiptare me ngrohtësinë që di të japë Shkodra”, tha Beci. Një festival i veçantë, i pagëzuar në nder të ikonës...
Burimi:
kultplus.com