“Pse u zemëruan shkronjat”, shfaqje për fëmijë në Berlin në Ditën e Alfabetit
22 November, 2026 - 17:35 Ambasada e Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë informon se në kuadër të Javës Evropiane të Shqipërisë në Berlin u zhvillua shfaqja teatrale për fëmijë “Pse u zemëruan shkronjat?”. Në ditën që përkujton alfabetin shqip, përmes interpretimit dhe kreativitetit, fëmijët shqiptarë në Berlin sollën në skenë një shfaqje të veçantë, duke përcjellë mesazhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, veçanërisht te brezat e rinj që rriten larg atdheut. Sipas njoftimit të ambasadës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, shfaqja erdhi si iniciativë e diasporës shqiptare në Berlin, e ideuar nga regjisorja Besarta Shala Fejza me asistencën e Bashkim Shalës dhe mbështetjen e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Aktiviteti u...
Burimi:
kultplus.com