Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë
Investimet publike në Shqipëri programohen të arrijnë nivelin rekord prej 2.23 miliardë eurosh (200.3 miliardë lekë ose 6.9% të PBB-së) në vitin 2027, duke shënuar një rritje me rreth 14% krahasuar me planin e vitit 2026. Por ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, ky lumë i madh parash nuk do të shkojë në ndërtim rrugësh apo veprash infrastrukturore, por në armatime dhe modernizim ushtarak. Për herë të parë në historinë e post-komunizmit, mbrojtja dhe siguria ngjiten në majën e piramidës së investimeve publike. Vetëm për programet ushtarake — pa llogaritur Emergjencat Civile — qeveria shqiptare ka programuar 445.2 milionë euro në vitin 2027. Kjo është plot 101.4 milionë euro më shumë sesa i gjithë buxheti i investimeve për transportin rrugor, i cili mbetet...
Burimi:
sot.com.al