Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

Grabitja e 43 mijë eurove në Ballsh, shiriti i dasmës zbuloi autorët. Si u organizua skema me dy makina

Një shirit i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur” është kthyer në një nga provat kryesore që ndihmoi hetuesit të zbardhnin grabitjen e një agjencie udhëtimi dhe këmbimi valutor në Ballsh, ku u morën rreth 43 mijë euro dhe 1 milion lekë. Ngjarja ndodhi më 26 mars të këtij viti, ndërsa pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Fierit ka përfunduar dosjen dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të tre personave të dyshuar për përfshirje në vjedhje. Sipas materialeve hetimore, autorët dyshohet se kishin hartuar një plan të detajuar përpara se të kryenin grabitjen, duke përdorur dy automjete dhe një mënyrë të pazakontë për të fshehur targat e makinës së përdorur gjatë ngjarjes. Por, si u realizua grabitja? Në orën 16:17 të datës 26...