Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

Senati francez ka miratuar një ligj të ri që prezumon ligjshmërinë e përdorimit të armëve të zjarrit nga policia gjatë ushtrimit të detyrës, përveç rasteve kur paraqiten prova të kundërta. Nisma ka shkaktuar reagime të forta nga e majta politike, organizatat për të drejtat e njeriut dhe aktivistët, të cilët e cilësojnë atë si një dhënie “leje për të vrarë”. (Foto: REUTERS) Ligji u miratua me 205 vota pro dhe 110 kundër në dhomën e lartë të Parlamentit francez. Ai parashikon që efektivët që përdorin armët e zjarrit të përfitojnë nga prezumimi i ligjshmërisë së veprimit të tyre, përveç rasteve kur ka prova që dëshmojnë të kundërtën. Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, argumentoi se ligji synon t’u garantojë policëve mbrojtje ligjore të përshtatur me kushtet e...