“Na ndodhin gjithmonë probleme me këtë arbitër”, Fliku ankohet pas ndeshjes: Gjyqtari anësor shikonte vetëm stolin e Barcelonës

“Na ndodhin gjithmonë probleme me këtë arbitër”, Fliku ankohet pas ndeshjes: Gjyqtari anësor shikonte vetëm stolin e Barcelonës

Barcelona ka fituar me përmbysje 3-2 kundër Vijarealit ditën e sotme. Hansi Fliku ka shprehur pakënaqësinë e tij me arbitrimin pas përfundimit të lojës. Trajneri i katalanasve ka ironizuar gjyqtarin e 4-t, duke thënë se detyra e tij është të ndihmojë arbitrin kryesor, por ai e mbante vështrimin gjatë gjithë kohës nga stoli i Barçës. Gjithashtu Hansi Fliku u shpreh se me arbitrin Hernandez Hernandez i ndodhin gjithmonë probleme të tilla. “Gjithmonë kemi probleme të këtij lloji me këtë gjyqtar. Nuk e di çfarë ndodhi me Ferminin. Mendoj se detyra e gjyqtarit të katërt është të mbështesë gjyqtarin kryesor në fushë, por ai vazhdimisht shikonte nga stoli ynë. Unë pyeta, dhe përgjigjja që mora ishte një karton i verdhë. Gjithmonë kemi probleme të tilla me...