“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

Një tridhjetë e shtatëvjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge në Mbretërinë e Bashkuar po përpiqet të shmangë dëbimin drejt Shqipërisë duke argumentuar se partnerja e tij rumune ka nevojë për praninë dhe mbështetjen e tij për shkak të vështirësive të saj shëndetësore dhe varësisë së ndërsjellë emocionale. Bëhet fjalë për Eugert Pulajn, i cili hyri ilegalisht në territorin britanik në vitin 2019 dhe në qershor të vitit 2024 u dënua me dy vite e katër muaj burgim pasi u kap nga policia e Londrës me njëzet e katër qese kokainë dhe u shpall fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Pas vendimit të dënimit, Ministria e Brendshme britanike nisi procedurat për largimin e tij nga vendi, por Pulaj e kundërshtoi këtë masë...