“Çifti me jetë të lumtur”/ Shiriti i dasmave i tradhton, zbardhet skema e grabitjes së 43 mijë eurove në Ballsh
Makina me targat e mbuluara me shiritin “Çifti me jetë të lumtur” dhe një plan për të krijuar alibi përmes një automjeti me qira. Këto janë disa nga detajet e dosjes së siguruar nga Anila Hoxha për vjedhjen e rreth 43 mijë eurove dhe 1 milion lekëve në një agjenci udhëtimi në Ballsh më 26 mars të këtij viti. Kristi Jorgji, prokurori që hetoi vjedhjen, e ka dorëzuar çështjen në gjykatë, në të janë renditur të dhënat se si e zbuloi grabitjen, ku ndër to përmendet se u kërkua në disa pika shitjesh të cilat tregëtojnë letra me mbishkrime prej nga ku kërkuan edhe kamerat e sigurisë, që mundësuan dhe kapjen e autorëve. Sipas dosjes hetimore, plani dyshohet se është organizuar disa orë përpara grabitjes....
Burimi:
gijotina.com