Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

Raporti i KLSH: Kamza me ujë vetëm 4 orë në ditë, humbjet në rrjet arrijnë në 63%

Megjithëse ka burime të mjaftueshme ujore për të përmbushur nevojat e popullsisë, Ujësjellësi i Kamzës arrin të furnizojë qytetarët me ujë vetëm 4 orë në ditë, shumë më poshtë nivelit të pranueshëm prej 18 orësh të përcaktuar nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU). Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemi nuk qëndron te mungesa e burimeve, por te humbjet e mëdha në rrjet, lidhjet e paligjshme, mungesa e matjes së plotë dhe problemet në administrimin e sistemit të furnizimit. Sipas auditimit, shoqëria disponon dy burime ujore dhe një pjesë të ujit e blen nga Ujësjellësi i Tiranës. Kapaciteti vjetor i burimeve për vitin 2024 raportohet në 13.82 milionë metra kub, ndërsa sasia e ujit të futur në sistem ishte rreth 11 milionë metra kub....