Çmimi i vajit të ullirit zbret në 350 lekë/litër, fermerët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë
Fermerët në shumë zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha në tregtimin e vajit të ullirit, pasi çmimet e ofruara nga grumbulluesit deri tani kanë zbritur në 300–350 lekë për litër, nën koston e prodhimit. Çmimi i kërkuar nën koston e prodhimit dhe bllokimi i eksporteve po sjell që shumica e prodhimit të ri të vajit të ullirit të mbetet stok në shtëpitë e fermerëve, ndërsa rrezikohet edhe braktisja e ullishteve. Monitor bisedoi me disa fermerë në zonën e Belshit, të cilët ngritën si shqetësim kryesor mungesën e tregut për shitjen e vajit të ullirit dhe rënien e fortë të çmimeve. Pavarësisht prodhimit të mbarë këtë sezon, fermerët pohuan se po përballen me vështirësi në gjetjen e blerësve, ndërsa çmimet e ofruara nga...
Burimi:
syri.net