“Që nga viti 2004, ekonomia e BE u rrit me 2 trilionë euro”, Costa kërkon përshpejtimin e zgjerimit të Unionit

“Që nga viti 2004, ekonomia e BE u rrit me 2 trilionë euro”, Costa kërkon përshpejtimin e zgjerimit të Unionit

Në fjalën e mbajtur në forumin e zgjerimit presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa kërkoi përshpejtimin e procesit të zgjerimit. “Që nga fillimi i mandatit tim, e kam bërë zgjerimin një prioritet strategjik. I kam vizituar të gjitha vendet kandidate disa herë dhe kam punuar ngushtë me udhëheqësit e tyre, institucionet dhe shoqërinë civile për të çuar përpara një proces të suksesshëm zgjerimi. Ky proces është një investim në prosperitetin tonë kolektiv dhe të përbashkët. Krijon mundësi për qytetarët dhe bizneset në mbarë Bashkimin, zgjeron tregjet tona, forcon modelin tonë social dhe rrit kapacitetin tonë për t’iu përgjigjur goditjeve globale”, tha Costa. Costa ka theksuar përfitimet nga procesi i zgjerimit për shtetet ish komuniste. “Që nga zgjerimi i vitit 2004, më shumë se 100 milionë...