Rama i përgjigjet opozitës: Historik rekomandimi i KE për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit në 2027

Rama i përgjigjet opozitës: Historik rekomandimi i KE për nisjen e përgatitjeve për Traktatin e Anëtarësimit në 2027

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës gjatë seancës plenare në Kuvend, ku po shqyrtohen në parim projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale. Në fjalën e tij, Rama iu referua raportit të progresit të Bashkimit Europian, duke e cilësuar rekomandimin për nisjen e përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë si një dëshmi të ecurisë së procesit të integrimit. Kreu i qeverisë deklaroi se Komisioni Europian i ka rekomanduar Këshillit Europian që gjatë vitit 2027 të nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. “Në raportin e progresit të BE ka një togfjalësh që i thotë të tëra arsyet pse ne jemi krenarë për punën tonë dhe pse duhet dhe do ta vazhdojmë deri në fund punën tonë dhe pse...