Rama paralajmëron heqjen e taksës së qarkullimit nga 1 janari, lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, rritet mbështetja për pensionistët
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Kuvend prioritetet e Buxhetit 2027, duke theksuar se një prej synimeve kryesore të tij është ulja e kostos së jetesës për familjet shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se përmes këtij buxheti do të lehtësohet barra fiskale për shtresën e mesme, ndërsa do të rritet mbështetja për pensionistët dhe personat në nevojë. Kreu i qeverisë u ndal edhe te çmimet dhe karburanti, duke bërë të ditur se nga 1 janari nuk do të jetë më në fuqi taksa e qarkullimit. “Ky buxhet është i rëndësishëm edhe për një fakt tjetër, për faktin që kjo shumicë qeverisëse, PS, falë krijimit të mundësive të reja të ekonomisë, me këtë buxhet ul drejtpërdrejt pikërisht atë që është edhe fjala kyçe e...
Burimi:
javanews.al