SHBA miraton shitjen e raketave HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve

SHBA miraton shitjen e raketave HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 milionë dollarëve

Departamenti Amerikan i Shtetit TIRANË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një paketë ushtarake me vlerë rreth 210 milionë dollarë.  Sipas njoftimit zyrtar, Qeveria shqiptare ka kërkuar blerjen e dy sistemeve raketore M142 HIMARS, gjashtë sistemeve të raketave të drejtuara GMLRS M31A2 dhe gjashtë kapsulave me koka luftarake alternative M30A2. Gjithashtu, paketa përfshin edhe sisteme të komunikimit dhe navigimit, automjete ushtarake, pjesë këmbimi, pajisje mbështetëse, trajnim dhe asistencë teknike. Në njoftim, theksohet se shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Shqipërisë për t'u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme si dhe përmirëson ndjeshëm kontributin e saj në planet mbrojtëse të NATO-s. "Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Shqipërisë për t'u përballur...