Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 pritet të ‘ndezin’ seancën, kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend

Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 pritet të ‘ndezin’ seancën, kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvend

mberrtija e kryeministrit rama ne kuvend TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend pak minuta para nisjes së seancës plenare, ku në rendin e ditës janë diskutimi dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i Paketës Fiskale. Seanca pritet të shoqërohet me debate, për shkak të kundërshtive të opozitës ndaj këtyre dy nismave. Ndërkohë, PD do të jetë e përfaqësuar me një numër më të reduktuar deputetësh, pasi 12 ligjvënës të saj janë përjashtuar nga punimet parlamentare. Mes tyre janë edhe kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka./ZËRI