Takim historik! Trump mbërrin në Kinë, pritet nga Xi Jinping

Takim historik! Trump mbërrin në Kinë, pritet nga Xi Jinping

donald trump- Xi Jinping. KINË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen përpara një takimi trepalësh të paprecedentë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe atë të Rusisë, Vladimir Putin. Trump është pritur nga presidenti kinez Xi Jinping. Në momentin e zbritjes nga avioni, dy liderët janë përshëndetur me një përqafim, ndërsa për mbërritjen e Trumpit ishte shtruar tapeti i kuq. Të tre udhëheqësit po marrin pjesë në një samit të udhëheqësve të Azi-Paqësorit të organizuar nga Kina. Xi më parë priti Putinin, të cilin e quajti një "mik të vjetër"./ZËRI