‘Lufta’ për drejtimin e OKB-së, Grossi mes ambicies për pushtet dhe vetos së Rusisë e Kinës
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, synon të marrë drejtimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në një garë të tensionuar për të zëvendësuar Sekretarin e Përgjithshëm aktual, Antonio Guterres. Diplomati argjentinas renditet i dyti në sondazhin e fundit paraprak të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas kandidates nga Kosta Rika, Rebeca Grynspan. Grossi ka marrë nëntë vota inkurajuese dhe katër kundërshtuese, ndërsa në garë vijojnë të jenë edhe tetë kandidatë të tjerë. Megjithatë, pavarësisht eksperiencës së tij në diplomacinë ndërkombëtare dhe drejtimin e IAEA-së, kandidatura e tij përballet me pengesa të rëndësishme, veçanërisht për shkak të perceptimit se është i afërt me presidentin amerikan Donald Trump dhe homologun argjentinas, Javier Milei. Gjatë drejtimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
Burimi:
javanews.al