Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Eglant Koçit, Apeli liron Enea Zyferin

Dyshohet i përfshirë në vrasjen e Eglant Koçit, Apeli liron Enea Zyferin

Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm liron nga paraburgimi Enea Zyferin, i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Eglant Koçit. Masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj Zyferit u zbut në “arrest shtëpie”. Sipas Apelit, Zyferi deryrohet të izolohet në banesën e tij në Korçë. Zyferi akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”. Sipas prokurorisë, ai ka ndihmuar të kërkuarin si autor të ngjarjes, Armando Shakaj, të zhdukte gjurmët e krimit.