Irlandezi akuzohet se shkatërroi me sëpatë “Herkulin” amerikan me vlerë 60 milionë dollarë
Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj një shtetasi irlandez për shkatërrimin e një avioni ushtarak amerikan me vlerë 60 milionë dollarë, pasi dyshohet se ai u fut fshehurazi në pistën e një aeroporti në Irlandë. Daithi O’Corrain, 48 vjeç, akuzohet se kishte kryer një kërkim të hollësishëm paraprak përpara se të përdorte kimikate dhe mjete të ndryshme, përfshirë një sëpatë, për të dëmtuar rëndë një avion C-130 Hercules të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA-së, i cili ishte parkuar në aeroportin Shannon, pranë qytetit të Limerickut, përcjell A2 CNN. Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar për shkatërrim të pronës shtetërore, vepër penale që parashikon një dënim maksimal prej 10 vitesh burg. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, O’Corrain aktualisht nuk ndodhet në paraburgim në SHBA. Gjithashtu, nuk...
Burimi:
javanews.al