Sot Kuvend! Në rend dite, Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, PD vjen me 13 “mungesa”

Sot Kuvend! Në rend dite, Buxheti 2027 dhe Paketa Fiskale, PD vjen me 13 “mungesa”

kuvendi TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, në orën 10:00. Në fokus të seancës do të jenë diskutimet dhe shqyrtimi në parim i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe i Paketës Fiskale. Të dyja nismat kanë kaluar më herët në komisionet parlamentare. Megjithatë, projektbuxheti do t’i rikthehet komisioneve parlamentare për shqyrtimin e detajuar të çdo neni, përpara se të mbërrijë sërish në sallën e Kuvendit për votimin përfundimtar.  Seanca e sotme planre pritet të shoqërohet me përplasje politike dhe debate, teksa një ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit 2027. Ndërkohë, Partia Demokratike do të përfaqësohet me një numër më të reduktuar deputetësh, për shkak të masave disiplinore të vendosura ndaj 13 përfaqësuesve të saj, mes tyre kreu...