FOTO / Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

FOTO / Deti me dallgë deri në 2.5 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

Kushtet hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës janë përkeqësuar këtë të mërkurë, duke bërë që Kapiteneria e Portit Detar Vlorë të pezullojë lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Sipas njoftimit të Kapitenerisë, era me drejtimi Jug-Jugperëndim, me forcë 6–7 ballë, shpejtësi 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1.5 deri në 2.5 metra. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, në det të hapur. Masa është në fuqi nga ora 08:00 e datës 18 nëntor deri në orën 06:00 të datës 19 nëntor. Kapiteneria e Portit Detar Vlorë u ka kërkuar gjithashtu të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari...