“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

Shtegu turistik “Majat e Ballkanit”, që përshkon malet e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, po kthehet në një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e turizmit malor dhe rigjallërimin e komuniteteve lokale. Përgjatë një itinerari prej rreth 192 kilometrash, vizitorët zbulojnë peizazhe të egra, fshatra malorë dhe tradita të mikpritjes, ndërsa bujtinat familjare u krijojnë banorëve mundësi për t’u rikthyer në vendlindje dhe për të siguruar të ardhura përmes turizmit. Një reportazh i revistës prestigjioze “Condé Nast Traveler” vë në pah vlerat natyrore dhe kulturore të këtij itinerari, si dhe rolin e tij në forcimin e lidhjeve mes komuniteteve të rajonit. Rruga 191 kilometra, që lidh bujtinat njëra pas tjetrës, ka rilidhur fshatrat malorë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, dikur të ndarë nga...