Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Sipas SHMU-së, reshjet priten të jenë me intensitet të ulët deri mesatare, hera-herë në veri të vendit reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 18m/s. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Burimi:
javanews.al