Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive, rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në veri të vendit
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) ka ngritur alarmin për përkeqësim të motit në disa qarqe të vendit, duke paralajmëruar reshje intensive që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara dhe probleme në zonat malore. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, 18 nëntor, qarku i Shkodrës pritet të përballet me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Ndërkohë, në qarqet Kukës, Dibër dhe Lezhë parashikohen reshje me intensitet mesatar deri intensiv, të shoqëruara në disa zona me shtrëngata. Situata pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, 19 nëntor, ku sipas parashikimeve meteorologjike reshje intensive deri lokalisht shumë intensive priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa reshje intensive do të ketë edhe në qarkun Dibër. Autoritetet paralajmërojnë se...
Burimi:
javanews.al