Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet te Infektivi! Dyshohet edhe një tjetër

Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti izolohet te Infektivi! Dyshohet edhe një tjetër

Është konfirmuar një rast me malarie në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj, pacienti është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të. Rasti i konfirmuar ka rikthyer vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur. Malaria transmetohet përmes...