“Bulmeti ul dëshirën seksuale”, mjekët zbulojnë faktorët që po dëmtojnë fertilitetin e meshkujve

“Bulmeti ul dëshirën seksuale”, mjekët zbulojnë faktorët që po dëmtojnë fertilitetin e meshkujve

Problemet me infertilitetin tek meshkujt po bëhen gjithnjë e më shumë prezente duke u kthyer kështu një fenomen shqetësues mjekësor dhe social. Diskutimi në panelin e ftuarve këtë të martë, më 17 nëntor, në emisionin “Shije Shtëpie” ishte pikërisht mbi faktorët që ndikojnë në uljen e fertilitetit dhe dëshirës seksuale tek meshkujt. Mjeku radiolog Valmir Bejko renditi katër faktorë që ndikojnë në shëndetin hormal dhe në shëndetin seksual të meshkujve. “E para është rezistenca ndaj insulinës. Sigurisht që kur kemi rezistencë ndaj insulinës kemi insulinë të lartë. Një nga efektet e saj kur është e lartë, është dëmtimi i pjesës së brendshme të enëve të gjakut. Duke mos u zgjeruar kjo enë gjaku, ajo nuk do të sjellë gjak te organi mashkullor , duke çuar...