Gjendet një qese me kanabis në qelinë e një të dënuari në burgun e Fierit
Një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kanabis është konstatuar në një nga dhomat e të dënuarve në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Gjatë një kontrolli të ushtruar në sektorët e burgut nga grupi i forcave të policisë së institucionit, në dhomën ku qëndron shtetasi me inicialet L.K., i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, është gjetur një qese e ambalazhuar me një material që dyshohet të jetë kanabis. Pas konstatimit të rastit, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për vijimin e procedurave ligjore dhe referimin e rastit në Prokurorinë e Fierit.
Burimi:
javanews.al