Biletë elektronike në transportin publik nga 2027, autobusët edhe në Google Maps

Biletë elektronike në transportin publik nga 2027, autobusët edhe në Google Maps

Nga viti 2027 pritet të nisë biletimi elektronik në transportin publik, ndërsa lëvizja e autobusëve synohet të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps. Planet u prezantuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë një prej forumeve të Javës Globale të Sipërmarrjes. Sipas DPSHTRR-së, aktualisht po mblidhen të dhëna për flukset dhe lëvizjen e autobusëve, në kuadër të udhëzimit për instalimin e pajisjeve GPS. Hapi tjetër është integrimi i sistemit me Google Maps, në mënyrë që edhe turistët të mund të marrin informacion në kohë reale. “Kemi një udhëzim ministri për instalimin e GPS në autobusët, po mbledhim informacionin e flukseve, lëvizjeve në kohë reale. Shumë shpejt do të bëjmë integrimin e këtij sistemi me Google Maps, që edhe turistët të...