Gjykata e Lartë: Mbetet në fuqi dënimi me 12 vite burg për Francesco Becchetti
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke lënë përfundimisht në fuqi dënimin me 12 vite burg ndaj tij. Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 2112 (30-2025-7758), datë 30 shtator 2025, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Biznesmeni italian Francesko Becchetti u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë me 12 vite burg nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm. Ndaj tij, gjykata aplikoi nenin 55 që parashikon bashkimin e dënimeve, pasi Gjykata e Tiranës në 2022, dha 17 vite burg për Becchettin, i akuzuar për kryerjen e 4 veprave penale. Masa e dënimit u lehtësua edhe për bashkëpunëtorin e Bechettit, Mauro de Renzis për të cilin Apeli vendosi dënimin me...
Burimi:
kohajone.com