Gjykata në Beograd lëshon urdhër-arresti për Radoiçiçin

Gjykata në Beograd lëshon urdhër-arresti për Radoiçiçin

Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masë të paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë. Fletarrestimi u lëshua pasi Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në veri të Kosovës më 2023, nuk u paraqit në stacionin policor të Savski Venacit në Beograd më 15 nëntor, siç është i detyruar sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në këtë qytet. Më herët gjatë ditës, Radio Evropa e Lirë u përpoq të kontaktonte për këtë çështje edhe avokatin Goran Petronijeviq, i cili e përfaqëson Radoiçiqin, por ai nuk iu përgjigj telefonatave dhe mesazheve. Radoiçiq, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën...