Danimarka ngre alarmin në NATO: Donacionet për Ukrainën po bien pavarësisht premtimeve
Danimarka u ka bërë thirrje vendeve aleate që të rrisin ndjeshëm mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën, duke paralajmëruar se volumi real i donacioneve ka pësuar rënie gjatë këtij viti, pavarësisht deklaratave publike për shtimin e ndihmave. Gjatë një komunikimi përpara NATO-s, ministri danez i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, vuri në dukje mospërputhjen mes premtimeve të vendeve partnere dhe bilancit konkret të mbështetjes dypalëshe. “Nëse i shohim shifrat e vitit 2026, donacionet kanë rënë pavarësisht samitit të NATO-s të mbajtur në Ankara këtë verë. Kjo është e habitshme, duke pasur parasysh se shumë vende po njoftojnë se do t’i ofrojnë më shumë mbështetje Ukrainës, kështu që është koha të shtojmë përpjekjet tona”, deklaroi Bruus. Duke analizuar shpërndarjen e barrës financiare mes aleatëve, kreu i mbrojtjes daneze...
Burimi:
javanews.al