Nga fshehja e identitetit te zhvendosja: Si mbrohen dëshmitarët e krimeve të luftës?

Nga fshehja e identitetit te zhvendosja: Si mbrohen dëshmitarët e krimeve të luftës?

Sot në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre të tjerë u dënuan nga Gjykata Speciale për pengim të administrimit të drejtësisë. Çështja lidhet me ndërhyrjet te dëshmitarët në gjykimin për krime lufte ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së. Thaçi u dënua me 17 muaj burgim. Gjykatësi konstatoi se, gjatë vizitave në paraburgim në vitin 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve informacione konfidenciale për dëshmitarët dhe, përmes tyre, u kishte përcjellë dëshmitarëve udhëzime se si të dëshmonin. Ndërhyrja te dëshmitarët përmes frikësimit ishte evidentuar edhe në aktgjykimin e 16 shtatorit, kur katër ish-krerët e UÇK-së, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, u shpallën fajtorë për krime lufte. Gjykatësit konstatuan se procesi ishte zhvilluar në një klimë të vazhdueshme frikësimi,...