Pse ndihemi fajtorë edhe kur nuk kemi faj: Modeli psikologjik që mund të na ndjekë gjithë jetën
Disa njerëz kërkojnë falje edhe kur janë lënduar nga të tjerët. Psikologët shpjegojnë si krijohet kjo ndjenjë e vazhdueshme faji dhe si mund të çlirohemi prej saj Një vështrim i ftohtë, një mesazh pa përgjigje apo një fjali e thënë me ton të pazakontë. Ndonjëherë mjafton kaq që të fillojmë ta fajësojmë veten: “Mos thashë diçka gabim?”, “Ndoshta duhej të veproja ndryshe”, “Me siguri e kam unë fajin”. Edhe kur arsyeja na thotë se nuk kemi bërë asgjë të gabuar, ndjenja e fajit vazhdon. Rikthehemi te bisedat, analizojmë çdo fjalë dhe kërkojmë gabime që ndoshta nuk ekzistojnë. Psikologët shpjegojnë se ky model mendimi shpesh zhvillohet gradualisht, përmes përvojave të fëmijërisë, marrëdhënieve familjare dhe mënyrës se si mësojmë ta fitojmë dashurinë dhe pranimin. Kur fëmija mëson...
Burimi:
syri.net