Çfarë duhet të bëjmë kur vuajmë nga pagjumësia?
Pagjumësia prek 13.4 milionë njerëz vetëm në Itali dhe shumica e tyre janë gra. Megjithatë, vetëm 40 për qind marrin një diagnozë, ndërsa vetëm 21 për qind trajtohen. Mungesa e identifikimit dhe menaxhimit të çrregullimeve të gjumit ka pasoja të mëdha jo vetëm për shëndetin, por edhe për jetën sociale, punën dhe ekonominë e një vendi. Kostoja e përgjithshme e pagjumësisë në Itali përllogaritet në rreth 14 miliardë euro, mes shpenzimeve për vizita, barna e shtrime në spital dhe kostove të tërthorta që lidhen me mungesat në punë, rënien e produktivitetit dhe aksidentet. Në pranverë u paraqit edhe një projektligj që synon ta njohë pagjumësinë si një sëmundje më vete, potencialisht invaliduese dhe si prioritet të shëndetit publik. Propozimi parashikon gjithashtu krijimin e një Observatori...
Burimi:
syri.net