EMRI/ U aksidentua një ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë këmbësori, identifikohet viktima!
Ka ndërruar jetë këmbësori që u përplas nga një automjet një ditë më parë në qytetin e Elbasanit. Viktima është identifikuar si Selman Bardhi, i cili u aksidentua teksa po kalonte rrugën. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Elbasan, ndërsa rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësitë e drejtuesit të automjetit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet. Policia vijon procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al