Zbulohen dy ekosisteme të paprekura në Oqeanin Paqësor
Atollet Bikar dhe Bokak, në Ishujt Marshall, përfaqësojnë një pasuri të jashtëzakonshme të biodiversitetit detar. Dy atole koralore në Oqeanin Paqësor, Bikar dhe Bokak, janë identifikuar si ndër ekosistemet më të paprekura në botë. Të vendosura në rajonin e Ishujve Marshall, mes Havait dhe Filipineve, ato përbëjnë një pikë të rëndësishme referimi për studimet ekologjike dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar. Biodiversiteti i jashtëzakonshëm i këtyre zonave është dokumentuar në një studim të publikuar në revistën shkencore Frontiers in Marine Science, nga një grup studiuesish të programit Pristine Seas, pjesë e National Geographic Society, i cili merret me eksplorimin, kërkimin shkencor dhe ruajtjen e oqeaneve. Në vitin 2023, në këto dy atole u realizua një monitorim i detajuar i ekosistemeve tokësore, detare dhe ajrore. Pas disa...
Burimi:
kultplus.com