Akademik Fejzullah Krasniqi zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademik Fejzullah Krasniqi zgjedhet kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), me 19 vota pro, nga gjithsej 29 vota, akademik Fejzullah Krasniqi u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Akademik Fejzullah Krasniqi është një personalitet i shquar i shkencës dhe i arsimit të lartë, me një veprimtari të gjatë akademike, kërkimore, botuese dhe institucionale, veçanërisht në fushën e inxhinierisë mekanike, termodinamikës dhe energjetikës. Kontributi i tij përfshin zhvillimin e mendimit shkencor, përgatitjen e brezave të rinj të studiuesve dhe forcimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të shkencës në Kosovë. I lindur në vitin 1953 në Tygjec të Kamenicës, akademik Krasniqi përfundoi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës në vitin...