Blendi Klosi zbulon arsyen pse u përjashtua Spiropali nga PS

Blendi Klosi zbulon arsyen pse u përjashtua Spiropali nga PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka komentuar atë që ndodhi në Asamblenë e PS-së ditën e shtunë. I pyetur nga moderatori Rakipi se cila ishte arsyeja e përjashtimit të Elisa Spiropalit, Klosi tha se erdhi për arsye disiplinore. Rakipi: Çfarë ka bërë Elisa që e keni shpallur armike? Klosi: Përgatitemi për një garë, orientohemi për një fushatë elektorale. Që nga ndarja e parë e 6 deputetëve që votuan kundër vullnetit të PS-së, që votuan presidentin e propozuar nga PD-ja. Pra, janë momente ku ndahen projektet. Jemi një forcë me 104 mijë anëtarë aktivë, kemi 83 deputetë, ka momente që duhet të marrim vendime sa i përket orientimit. Unë nuk jap arsye personale për...