Fest Folk nisi edicionin e 5-të në qytetin e Elbasanit
17 November, 2026 - 20:56 Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve nisi edicioni i 5-të i festivalit “Fest Folk”, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë për qytetin e Elbasanit. Për katër net me radhë ky festival do të bashkojë 25 shkolla dhe rreth 600 fëmijë në një festë të këngës, valleve, kostumeve popullore dhe ngjyrave të folklorit shqiptar. Nata e parë solli emocione dhe energji në Sallën e Koncerteve, duke dëshmuar se trashëgimia kulturore përcillet më së miri kur bëhet pjesë e edukimit dhe formimit të brezit të ri. Bashkia Elbasan, e cila mbështet këtë aktivitet, bëri të ditur se vijon t’i kushtojë një vëmendje të veçantë promovimit të kulturës dhe trashëgimisë folklorike, duke krijuar hapësira ku fëmijët mund të shprehin talentin e tyre dhe...
Burimi:
kultplus.com