“Më shtyn dëshira për t’i mbyllur gojën atyre që nuk do vendosnin asnjë qindarkë për mua”, portieri që mund të zgjedhi Shqipërinë: Conte nuk e priti mirë largimin tim
Elia Caprile është një alternativë e re për portën e Kombëtares shqiptare. Portieri italian ka marrë pasaportën shqiptare prej bashkëshortes së tij, çka e lejon atë të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Gardiani i Cagliari-t ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”-n, ku ka zbuluar se çfarë e shtyn të japë më të mirën në fushë dhe mënyrën se si vendosi të largohej nga Napoli i Conte-s. “Dëshira për t’ua mbyllur gojën atyre që, kur isha fëmijë, nuk do të kishin vënë asnjë qindarkë bast për mua. Kjo është forca që më ka shtyrë gjithmonë përpara. Është zjarri që ende e kam brenda vetes. Jam i përqendruar te Cagliari, ky është ‘Champions League’-i im. Jemi një skuadër me karakter. Mund të na ndodhë gjithçka,...
Burimi:
sportekspres.com