Mungon goli në “Air Albania”, Shqipëria U-21 barazon ndaj Spanjës

Mungon goli në “Air Albania”, Shqipëria U-21 barazon ndaj Spanjës

Kombëtarja U-21 ka barazuar 0-0 ndaj Spanjës U-21, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke menaxhuar me kujdes lojën dhe duke i bërë ballë një kundërshtari me cilësi të larta. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simoni (GK), Daka, Sina, Ramaj, Kacurri, Përndreca, Huqi, Fetai (C), Brruti, Dodaj, Rashica. Shqipëria e nisi mirë takimin, me organizim dhe vendosmëri në fushë, duke kërkuar edhe hapësirat për të rrezikuar portën kundërshtare. Kevin Dodaj dhe Ermir Rashica patën mundësi të mira për të shënuar, por kuqezinjtë nuk arritën t’i konkretizonin rastet e krijuara. Gjatë gjithë takimit, Kombëtarja U-21 tregoi disiplinë taktike, organizim dhe angazhim, duke administruar...