Mbrojtësi dardan “imiton” Suarez-in dhe lë në baltë Kosovën. Mbyllet pjesa e parë në Dublin (video)
17 Nëntor 2026 21:34 Telesport Pjesa e parë mes Irlandës dhe Kosovës është mbyllur 1-0 për vendasit, në sfidën e fundit të grupit që po luhet në Dublin. Në minutën e 26-të, Kreshnik Hajrizi imiton gjestin e famshëm të Luiz Suarez dhe ndal topin me dorë brenda zonës, që po shkonte drejt rrjetës. SHIKOVIDEON Arbitri e përjashton me karton të kuq qendërmbrojtësin dardan dhe jep penallti për irlandezët. Godet Troy Parott, topi përfundon në rrjetë. Irlanda kalon në avantazh 1-0. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0. Kosovës i duhet me patjetër barazimi për të siguruar vendin e dytë në grup, që do të thotë vazo e tretë në shortin e kualifikueseve për Euro 2028 dhë play-off për t’u ngjitur në Ligën A.
Burimi:
telesport.al