Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka ditët të numëruara

Këlliçi dënon dhunën policore ndaj protestuesve: Në 28 Nëntor t’i dëshmojmë se i ka ditët të numëruara

Partia Demokratike me anë të nënkryetarit Belind Këlliçi, dënon me forcë ndërhyrjen e dhunshme policore gjatë protestës së sotme te Kryeministria, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Këlliçi ka akuzuar policët duke i quajtur si banditë me uniformë, që marrin me dhunë vajza e djem vetëm se po protestojnë në mënyrë paqësore.‘Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij. Edhe sonte banditët në uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!’, deklaron Këlliçi. Deklaratë e nënkryetarit të PD-së  Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij....