Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Trupat franceze në Ukrainë: Franca hedh poshtë si “absurde” pretendimet ruse

Franca ka hedhur poshtë si “absurd” pretendimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se trupat franceze në Ukrainë po marrin pjesë drejtpërdrejt në luftë. Zëvendësministrja e mbrojtjes, Alice Rufo, i tha parlamentit se në Ukrainë ka një prani “shumë të kufizuar” të ushtarëve francezë për trajnim dhe mirëmbajtje pajisjesh. Sipas saj, “mungon çdo qëllim për të luftuar, në kundërshtim me atë që tha ministri i jashtëm rus këtë mëngjes, gjë që është absurde”. Deklarata e Rufos erdhi pasi Lavrov u tha gazetarëve se Moska e di për praninë e trupave franceze. Ministri rus shtoi se i ka përcjellë Parisit shqetësimin e saj. Ai e cilësoi situatën jo më mbështetje për Ukrainën, por “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë”. Sipas tij, një mesazh i është dërguar...