Huthët marrin përgjegjësinë për sulmet me dronë ndaj stacioneve të pompimit të naftës në Arabinë Saudite
Huthët e Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për dy sulme me gjithsej pesë dronë që synuan stacionet e pompimit të naftës në Arabinë Saudite, sipas zëdhënësit ushtarak të grupit, Yahya Sari. Sipas njoftimit të Sari-t, operacionet kanë pasur në shënjestër objektet përgjatë tubacionit Lindje-Perëndim. Ky është një infrastrukturë kyçe për transportimin e naftës në vendin saudit. Sulmet e Huthëve në Arabinë Saudite synuan dy objekte të rëndësishme të rrjetit të naftës, sipas të njëjtit njoftim. Sulmi i parë u krye kundër stacionit të nëntë të pompimit të tubacionit të naftës, duke përdorur tre dronë. I dyti synoi stacionin e tetë të pompimit, kundër të cilit u përdorën dy dronë, bëri të ditur zëdhënësi i Huthëve. Ai i cilësoi sulmet si “të sakta dhe të menjëhershme”, por...
Burimi:
kohajone.com