“Shqipëria e ka vendin në Ligën B”, presidenti Duka: Askush nuk të shtron tapetin e kuq për në Europian, synojmë kualifikimin përmes eliminatoreve

“Shqipëria e ka vendin në Ligën B”, presidenti Duka: Askush nuk të shtron tapetin e kuq për në Europian, synojmë kualifikimin përmes eliminatoreve

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median kosovare “Telegrafi”, ku ka folur për ecurinë e Kombëtares në Ligën e Kombeve, rikthimin në Ligën B dhe objektivat për eliminatoret e EURO 2028. Presidenti Duka ka vlerësuar paraqitjet e kuqezinjve dhe punën e futbollistëve e stafit teknik, duke theksuar besimin te potenciali i skuadrës për të synuar një tjetër kualifikim në Kampionatin Europian. Ai ka ndarë gjithashtu qëndrimin e tij për shortin e eliminatoreve, mundësinë e një përballjeje me Kosovën dhe marrëdhëniet mes dy federatave, si dhe ka rikujtuar mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së për futbollin e Kosovës. Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për “Telegrafi”: – Fillimisht, urime për dominimin e Shqipërisë në Grupin C. Sa i kënaqur...